Në Ferras banorët pastrojnë baltën e përllogarisin humbjet

schedule15:52 - 4 Dhjetor, 2017

schedule 15:52 - 4 Dhjetor, 2017

Një nga fshatrat më të përmbytura në Fier ishte Ferrasi. Tani që rreziku ka kaluar, banorët po merren me pastrimin e baltës dhe me evidentimin e dëmeve.

Rreziku kaloi por tani banorët e Ferrasit kanë përpara një sfidë të vështirë. Të mbledhin gjithcka që shpëtoi nga pasuria e tyre. Puna e parë është largimin i baltës dhe llumit që mbeti pas vërshimit të Vjosës.

Pjesa më e madhe e shtepive  të përmbytura janë ulëta. Këto të fundit pësuan më tepër dëme.  Tashme po njihen me përmasat e katastrofës.

Kompesimin e dëmeve e kërkojnë duke i kujtuar shtetit se gaboi herën e kaluar me trajtimin dhe ndihmat për familjet e prekura nga përmbytjet

Lumi Vjosa doli nga shtrati të shtunën në mëngjes duke përmbytur tete  fshatra në Fier dhe Mallakastër. Me te prekur ishin Ferrasi, Cerveni,  Darëzeza dhe Povelca. Energjia eshte rikthyer por ka ende probleme me ujin e pijshem. Shka per kete është stakimi i pompave nga Ujësjellësi i Fierit për të shmangur përmbytjen e stacionit që ndodhet pranë brigjeve të Vjosës në Kafaraj./abcnews.al

 

https://youtu.be/9p1MhwYXRKA

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!