Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në Durrës dhe Lushnje, PD prezanton kandidatët për kryetarë bashkie: Të duhurit

schedule20:30 - 4 Shkurt, 2022

schedule 20:30 - 4 Shkurt, 2022

PD prezanton në Durrës Luan Hotin për kryetar bashkie: Më 6 mars bashkia do kthehet në shërbim të gjithë durrsakëve!

Prezantohet zyrtarisht para strukturave të Partisë Demokratike në Durrës, kandidati për kreun e Bashkisë së Durrësit nga dy nënkryetarët Grida Duma dhe Agron Gjekmarkaj, si dhe deputetë të qarkut Durrës. Nënkryetarja Grida Duma gjatë fjalës së saj tha se Luan Hoti jurist në profesion, është personi i duhur për t’u zgjedhur në krye të bashkisë Durrës.

“Ndihem i privilegjuar që më besuat unanimisht këtë detyrë kaq të respektuar, për të drejtuar bashkinë e qytetit tonë. Kam besimin e plotë që duke e njohur mirë që nga baza deri tek kjo kryesi të gjithë familjen tonë politike të Partisë Demokratike, të gjithë së bashku më 6 Mars do të jemi fitues të kësaj bashkie. Fillojmë fushatën tonë për ta kthyer bashkinë në shërbim të këtij qyteti kaq të bukur turistik, nga më të mirët në rajon, pasi gjendja e këtij qyteti tashmë dihet”, tha kandidati për kreun e Bashkisë së Durrësit, Luan Hoti.



Po sot PD prezantoi kandidatin për zgjedhjet e pjesshme lokale për kryetar të bashkisë së Lushnjes, Indrit Sefa. Prezantimi u bë në selinë e PD, Lushnje para strukturave të degës nga drejtues kryesorë të PD, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, nënkryetari Enkelejd Alibeaj, kreu i degës dhe deputeti Saimir Korreshi, drejtues të PD në qark si dhe anëtarë të kryesisë qëndrore.

“Tani, nuk e mohoj që jam i emocionuar dhe ndihem shumë i emocionuar, e iu falenderoj të gjithëve nga zemra për këtë prezencë dhe entuziazmin. Jam shumë koshient që është një sfidë e madhe për mua, për secilin prej jush, për secilin, për gjithë ne. Dhe qëllimi jonë de rezultati i kësaj do të jetë bashkia e Lushnjes, dhënia e një fitoreje demokratëve që kanë kaq shumë vite që e presin, që e mendojnë, dhe që nuk kanë patur mundësi për ti shërbyer qytetit të tyre.

15 vite në drejtim të partisë socialiste, kjo bashki është keqpërdorur, njerëzit janë keqpërdorur, njerëzit nuk kanë marrë shërbim, dhe jo se ata nuk kanë njerëz të mirë, por është vetë ideali i tyre për ti trajtuar njerëzit në atë mënyrë dhe në këtë formë. Sa herë e ka patur partia demokratike këtë bashki , sa herë iu ka shërbyer partia demokratike njerëzve, kanë qenë një mundësi e artë për tu ardhur në ndihmë dhe për tu shërbyer. Unë iu garantoj diçka. Unë e di që ju të gjithë e shikoni si sfidë të vështirë, por premtimi, kjo do të jetë më e ëmbla fitore që ka pasur kjo bashki dhe të gjithë bashkë, në datë 7 do festojmë te gjithë bashke, me demokratët e bashkisë së Lushnjes, gjatë turit të falenderimit që do bëj me ta, për mirënjohjen që kemi për çdo demokrat, sepse në fund të ditës kjo nuk është vetëm e demokratëve. Zemrat tona jane të hapura për çdo njeri që kerkon ndryshim, që ka një vizion ndryshe për drejtimin e bashkise së Lushnjes. Ne nuk do të jemi të kufizuar, ne qytetarët e Lushnjes. Ata janë vëllezërit tanë“, u shpreh kandidati Indrit Sefa. /abcnews.al

https://youtu.be/daIhdq4Dun0

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!