Në ditët e fundit të shtatzënisë, Almeda ndan foton e ëmbël me partnerin turk

schedule19:04 - 4 Maj, 2021

schedule 19:04 - 4 Maj, 2021

Almeda Abazi po i shijon në maksimum ditët e fundit të pritjes së ëmbël. Bukuroshja shqiptare pritet të sjellë në jetë një vajzë me bashkëshortin turk, Tolgahan Sayisman, pas djalit Efehan.

Dyshja e famshme zbuluan se do të bëhen me një vajzë përmes një feste të vogël familjare që organizuan në shtëpi. Për më tepër, Almeda dhe Tolgahan kanë zgjedhr dhe emrin e saj, Alina, ndonëse nuk ka ardhur ende në jetë.

Së fundmi, Almeda ka ndarë një imazh të ëmbël në rrjete sociale nga ditët e fundit të shtatzanisë. Ajo ka pozuar së bashku me aktorin në kopshtin e shtëpisë ndërsa mbajnë duart në barkun e rrumbullakosur.

/abcnews.al