Në ditën e dytë radhazi, Gjermania raporton mbi 10 mijë raste ditore me koronavirus

schedule08:38 - 23 Tetor, 2020

schedule 08:38 - 23 Tetor, 2020

Gjermani ka raportuar mbi 10,000 raste me koronavirus, në ditën e dytë radhazi.

Kështu, totali i të infektuarve në vend shkon në 403,291, sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch për sëmundjet infektive.

Një ditë më parë, Gjermania raportoi një rekord 11.827 rastesh të reja. Ndërsa, numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 49 në 9,954.

Numri total i të shëruarve në vend, që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, është 306,100. s.b/abcnews.al/