Në Dibër vazhdojnë reshjet e dëborës

schedule12:37 - 24 Mars, 2018

schedule 12:37 - 24 Mars, 2018

Dëbora ka mbërthyer verilindjen . Reshjet intensive vazhdojnë në Dibër dhe Bulqizë. Trashësia e borës në qytetin e Peshkopisë kalon mbi 40 centimetra , ndërsa në zona të thella ka mbi 70 -80 centimetra.

Rrugët e fshatrave mësohet se janë të bllokuara . E izoluar plotësisht është njësia Lurë. Trashësia e dëborës në qytetin e Bulqizës arrin mbi 40 centimetra, ndërsa në ekstremet e larta si Klenja, Martaneshi dhe disa fshatra të Tërnovës, dëbora arrin deri në 1 metër.

Ura e Çerenecit-Librazhd kalohet me zinxhirë deri në afërsi të Klenjës dhe nga Klenja drejt Stëblevës është e bllokuar. Qafë Bualli-Krastë kalohet me zinxhirë. Ndërsa pjesa më e madhe e fshatrave janë të bllokuara. Deri tani nuk raportohet për probleme me energjinë elektrike dhe emergjencat shëndetësore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!