Trashësia e borës në qytetin e Peshkopisë arriti deri në 50 cm. Në zonat e thella si Lura, Selishta, Kalaja e Dodës, në Dibër, Xibri në Mat, Tërnova, Martaneshi apo Klenja në Bulqize trashësia kalon mbi 1 metër. Një pjesë e fshatrave që ishin afër qyteteve lëvizin, por pjesa më e madhe akoma janë të izoluar. Bashkitë nuk kanë mjete që të mund të hapin gjithë rrugët e fshatrave dhe po presin që bora të shkrijë vetë. Të izoluara plotësisht janë Njësia Administrative Lurë, fshatrat e Selishtës, Kalasë së Dodës, Sllovës, Melanit e Luznisë. Disa banorë të fshatrave Venisht dhe Dipjakë kanë marrë lopatat dhe kanë nisur ta pastrojnë vetë rrugën e fshatit deri tek rruga kryesore. Në shumë shkolla procesi mësimor është ndërprerë.
Policia në rrugët nacionale të Peshkopisë/Flet shefi i qarkullimit
Rrugët nacionale të Dibrës po mbahen hapur me shumë vështirësi. Policia ka ngritur patrulla dhe në bashkëpunim me firmat kontraktuese dhe pushtetin vendor, monitorojnë segmentin Peshkopi-Tiranë i cili në disa pika paraqet rrezikshmëri të lartë. /abcnews.al