Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Në BE, në 2030/ Eksperti Çika: Pas Malit të Zi, Shqipëria ka radhën për t’u shqyrtuar

schedule13:32 - 23 Prill, 2026

schedule 13:32 - 23 Prill, 2026

Eksperti për çështjet ndërkombëtare, Emilio Çika thotë se për anëtarësimin në BE, topi tashmë është në fushën e qeverisë shqiptare, e cila duhet të përfundojë reformat.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çika u shpreh se në raportin e qeverisë për ecurinë e negociatave me BE, theksohen arritjet e deritanishme.

Çika shtoi se pas Malit të Zi, është radha e Shqipërisë për t’u shqyrtuar lidhur me anëtarësimin në union.



“Topi tashmë është në fushën e politikës shqiptare, raporti në fjalë, voluminoz. Nëse do shohim ato që raporti thekson, flet për arritjen e deritanishme. Sektorët, apo kapitujt drejt fundit për t’u përmbushur, thekson edhe sfidat e deritanishme, që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, lufta ndaj korrupsionit dhe pronat. Një tjetër objektiv i rëndësishëm, kapitulli më i vështirë, siguria ushqimore dhe bujqësia e blegtoria. Megjithatë, në aspektin e përgjithshëm politik, Shqipëria është në një fazë, pas Malit të Zi, e ka radhën për t’u shqyrtuar”, theksoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!