Në Babunjë të Divjakës, aty ku hajdutët po bëjnë kërdinë

schedule13:13 - 24 Nëntor, 2017

schedule 13:13 - 24 Nëntor, 2017

Hajdutët duket se kanë vënë përfund një fshat në Divjakë. Çdo natë në Babunjë ka një vjedhje dhe banorët janë të tmerruar. ABC Neës foli me ta për situatën e krijuar.

Babunja në Divjakë është një fshat punëtorësh.

E kjo duket se u leverdis dhe hajdutëve.

Banorët tregojne se çdo natë ata sulmohen dhe vidhen.

Të maskuar dhe të armatosur, u marrin bagëtitë, shpendët, pompat e ujit, gjeneratorët deri dhe kabujt elektrikë.

Madje disa nga njerëzit këtu kanë rrezikuar dhe jetën duke tentuar të mbrojnë pronën.

90 % të rasteve të ndodhura nuk denoncohen. Fshatarët nuk kanë besim dhe nuk kanë kohë të vërtiten nëpër zyrat e policisë.

Agim Rrusho tregon se i detyruar nga një mik i tij polici, denoncoi rastin e vjedhjeve të bagëtive disa dite me parë. Por kur policët shkuan në vendin e ngjarjes, thotë se filluan ta tallnin, ta vinin në lojë

Zhgënjimin i familjes Rrusho  e kanë provuar edhe banorë të tjerë të zonës.

Babunja është kthyer në një zonë e preferuar e hajduteve. Sa kohë aty do ketë prodhim, do ketë dhe vjedhje. Ndoshta do të largohen një ditë, por kur atëherë vetë banorët të mos kenë as me çfarë të ushqehen./abcnews.al

https://youtu.be/1yJ4lnDaHn4