Në 24 orët e fundit në Kosovë mbërrijnë 835 vaksina anti-COVID

schedule15:45 - 13 Shkurt, 2022

schedule 15:45 - 13 Shkurt, 2022

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë administruar 835 vaksina Anti-COVID, raporton Gazeta Express. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH kanë treguar se deri tani në vend janë administruar 1 milion e 801 mijë e 246 vaksina. 810 mijë e 708 persona janë vaksinuar me dy doza të vaksinës. Ndërsa, 93 mijë e 334 me dozën e tretë dhe atë përforcuese.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 835 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.801.246 doza të vaksinës. Deri më sot 810.708 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 93.334 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!