Ndryshime në stol te Ferencvarosi i Uzunit, zyrtarizohet trajneri i ri

schedule14:34 - 5 Qershor, 2021

schedule 14:34 - 5 Qershor, 2021

Ferencvaros i Myrto Uzunit, pavarësisht se kaloi një sezon shumë të mirë, duke arritur në grupet e Champions League ka pësuar ndryshime në bankinën e trajnerit.

Sergei Rebrov është larguar nga skuadra dhe do shqyrtojë ofertat ë shumta në drejtim të tij dhe ekipin do e marrë në drejtim një teknik më me eksperiencë dhe CV të pasur.

Peter Stöger është trajneri i ri i kampionëve të Hungarisë. Austriaku ka drejtuar Borussia Dortmund në periudhën 2017-2018,duke arritur të shkojë në fazën e grupeve në Champions League.

 

Pas aventurës me Borussia Dortmund, Peter Stöger punoi si drejtor sportiv dhe trajner i Austria Vienna. Më parë në sezonin 2013-14 ai fitoi Bundesliga 2 me Koln dhe e riktheu ekipin e njohur në elitë. /abcnews.al