Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndoshta s’i dini, por këto janë përfitimet që merrni nga ecja!

schedule13:55 - 18 Qershor, 2020

schedule 13:55 - 18 Qershor, 2020

Ecja është një formë e ushtrimit që mund të përmirësojë ndjeshëm shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Jo vetëm që mund të zgjasë jetën, dhe të parandalojë sëmundjet, por gjithashtu mund t’ju bëjë të ndiheni më energjik dhe të ndikojë në gjendjen shpirtërore.

Studimet tregojnë se ecja është një zakon që duhet ndjekur rregullisht, pasi cilësohet si një ndër të vetmet ushtrime aerobike që ju nevojitet për një t’i mbajtur mushkëritë dhe zemrën të shëndetshme, shkruan abcnews.al.

Digjni kaloritë dhe humbni peshë



Ecja rrit ritmin e zemrës suaj, duke bërë që të shpenzoni energji dhe të digjni kalori ashtu si format e tjera të aktivitetit fizik si vrapimi, noti ose çiklizmi. Një studim i kryer së fundmi, zbuloi se njerëzit djegin mesatarisht 89 kalori duke ecur 1.600 metra.

Ju bën më energjikë

Ecja rrit presionin e gjakut të trup, si dhe sasinë e proteinave që gjenden në tru. Kjo ju bën të ndiheni më energjik, thotë Pete McCall, një fiziolog ushtrimesh.

Forcon sistemin imunitar

Ecja me vrull dhe rregullisht mund t’ju ndihmojë gjithashtu të mbroheni nga të ftohurit, gripi ose sëmundje të tjera të lidhura me imunitetin. Kjo për shkak se ushtrimi fizik si ecja, rrit sasinë e qelizave të bardha që qarkullojnë në gjakun tuaj, të cilat luftojnë infeksionet dhe sëmundjet e tjera.

Një studim i kryer në vitin 2013, tregoi se numri i qeliazave të bardha u rrit ndjeshëm pas vetëm pesë minuta ushtrime. Gjithashtu, një tjetër studim tregoi se ata që ecnin me një ritëm të moderuar prej rreth 3 deri në 45 minuta në ditë kishin 43 përqind më pak mundësi të ndiheshin keq gjatë ditës.

Lehtëson dhimbjet

Për më tepër, ecja rrit nivelet e disa llojeve të kimikateve në trurin tuaj, të njohura si neurotransmetues, të cilat ndihmojnë sistemin nervor të funksionojë në mënyrë efektive. Duke rritur temperaturën e indeve dhe muskujt lëvizin më lehtë, sipas studiuesve.  Ka shumë dëshmi të pacientëve në spitale, me dhimbje kronike muskulore në shpinë ose gjymtyrë që theksojnë më pak dhimbje kur bëjnë ecje.

Përmirëson shëndetin e zemrës

Ecja mund të zvogëlojë gjithashtu problemet kardiovaskulare. Sa më gjatë dhe më shpejt të ecni, aq më të mëdha janë përfitimet për zemrën. Një studim i vitit 2017, tregoi se njerëzit që ecnin me një ritëm mesatar ose të shpejtë midis 5 dhe 10 orë në javë kishin rreth 24% më pak të ngjarë të vdisnin nga sëmundjet e zemrës.

Ul stresin, përmirëson gjendjen shpirtërore dhe lufton depresionin

Ushtrimi aerobik mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të qetë, të zvogëloni stresin dhe të luftoni depresionin. Stërvitja ul nivelin e hormoneve të stresit, siç janë adrenalina dhe kortizoli, dhe sipas një studimi të fundit, mjafton vetëm një shëtitje 30-minutëshe për të përmirësuar gjendjen shpirtërore të personave që vuajnë nga çrregullimi depresiv.

Zgjat jetën

Ecja gjithashtu është e lidhur me jetëgjatësinë, duke zvogëluar rrezikun e vdekshmërisë. Dhe sa më gjatë dhe më shpejt të ecni, aq më shumë e rrisni jetëgjatësinë tuaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!