Ndoqi me thikë klientët në Sarandë, pronari e kishte biznesin të pa regjistruar, gjobitet nga AKU

schedule14:28 - 8 Gusht, 2022

schedule 14:28 - 8 Gusht, 2022

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e paprecedentë e cila u regjistrua ditën e djeshme në qytetin bregdetar të Sarandës.

Në videot e publikuara dje, pronari i një lokali, i identifikuar si Alban Çova, ka pasur një përplasje me klientët. Mësohet se motivi ka qenë “fatura e kripur.”

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë konstatuar se ky shtetas ushtronte aktivitetin pa u regjistruar në organet tatimore. Gjithashtu, nga specialistët e AKU-së iu vendos masa administrative 300.000 lekë të rinj. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. Ç.

Lexo edhe: “Kuletën ose jetën”, klientët refuzuan “faturën e kripur”, pronari me thikë në dorë i kërkoi pagesën, si nisi sherri në Sarandë

Njoftimi:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet shtesë në Prokurori, për shtetasin e shpallur në kërkim A. Ç., 48 vjeç, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij, ku ditën e djeshme ky shtetas kanosi me mjet prerës thikë, disa klientë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se ky shtetas ushtronte aktivitetin pa u regjistruar në organet tatimore.

Gjithashtu, nga specialistët e AKU-së iu vendos masa administrative 300.000 lekë të rinj. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. Ç.

/abcnews.al/