Ndodh në Yzberisht, makina kthehet në kazan mbeturinash

schedule10:00 - 14 Qershor, 2022

schedule 10:00 - 14 Qershor, 2022

TIRANË – Teksa kryeqyteti po arrin një numër popullsie rreth 1 milion banorë, duket se edhe çudirat nuk kanë fund.

Në redaksinë e Abcnews.al, kanë ardhur pamjet e një incidenti të ndodhur në zonën e Yzberishtit, ku një makinë është kthyer në kazan mbeturinash.

Siç shihet makina tip “Sharan” është mbushur plotë me mbeturina, ndërsa xhamat janë thyer. Ende nuk dihet se kush është pronari i kësaj makine dhe arsyet se pse nuk është interesuar për automjetin e tij.

/abcnews.al/