Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Ndjekje si në filma në Athinë, shqiptarët terrorizojnë policinë, momenti kur njëri prej tyre drejton armën

schedule20:50 - 18 Maj, 2021

schedule 20:50 - 18 Maj, 2021

I ka ngjarë një skene “Far West” ndjekja e grabitësve shqiptarë ditën e sotme në Athinë. Mediat greke raportojnë se katër ditë më parë ata kishin vjedhur një makinë ndërkohë që sot tentuan të grabisin një dyqan nën kërcënimin e armës.

Ata sulmuan oficerët e policisë për të shmangur arrestimin. Pas ndjekjes që zgjati për të paktën 20 minuta, grabitësit u vunë në pranga.

Njëri nga oficerët e policisë tregoi detaje në lidhje me ndjekjen: “Njëri prej tyre hodhi kolegun tim nga motori, si rezultat i së cilës iu rrezikua jeta”, u shpreh ai.



Policia greke ka siguruar edhe pamjet e sigurisë së dyqanit ku ndodhi grabitja ku njëri prej shqiptarëve i drejton armën shitëses dhe e kërcënon që t’i japë paratë./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!