Ndizet sërish “lufta”, Blunt dhe Real 1 i përgjigjen Gjikos: Nuk ekziston më!

schedule08:19 - 29 Nëntor, 2020

schedule 08:19 - 29 Nëntor, 2020

Sherri mes Gjikos e Ledrit me Dj Blunt dhe Real 1 si duket po vazhdon ende. “Lufta” mes tyre ka nisur pas një videoje të publikuar kohë më parë nga Dj Blunt dhe Real 1 ku shpërthyen në ofendime ndaj Ledri Vulës, ku përmendej gjithashtu dhe Gjiko.

Asokohe, Gjiko vendosi t’ju përgjigjej në një mënyrë më të qytetëruar, i cili publikoi një foto në rrjete sociale ku shfaqej me para në dorë ndërsa shkruante: “E falenderoj @bluntandreal për marketingun që po më bën”.

Megjithatë, lufta u ndez sërish pasi deklaratës që Gjiko bëri në “Shiko kush luan” në lojën “Paintball”, ku u shpreh se Real 1 dhe Dj Blunt janë më të dobtët në karrierë. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme Blunt dhe Real morën hak ndaj reperit në të njëjtin emision, në të njëjtën lojë. Të pyetur për të ata u shprehën se “nuk ekziston më ai”. /abcnews.al