Një 69 vjeçar është vënë nën hetim djegies së disa hektarëve tokë në fshatin Velçë të Vlorës.
Ky shtetas, dyshohet se nga pakujdesia, ka ndezur zjarr në tokën e tij në fshatin Velçë.
Si pasojë e erës, zjarri ka dalë nga kontrolli dhe ka djegur një sipërfaqe toke 50 hektarë, 500 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi tjetër dhe bimësi të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr.”/abcnews.al


