Tre ndeshje, Superiore dhe Kategori e Parë. Partizani, kryesues në kampionatin elitar të futbollit në vend, ka mundësinë të krijojë një distancë të re me Bylisin, Tiranën dhe Teutën, që u ndalën këtë javë. Të kuqtë luajnë në transfertë, ndaj Flamurtarit të vendit të fundit. Kuqezinjtë kanë bërë paraqitje të mira në dy ndeshjet e fundit dhe trajneri Lerda e vuri në dukje diçka të tillë. Armiku i përbashkët do të jetë terren, por në Vlorë do të zhvillohet një ndeshje e gjitha për t’u parë.
Njëjtë edhe në Laç, aty ku vendasit me formacionin e zakonshëm do tentojnë të marrin fitoren e katërt radhazi dhe të vijojnë ngjitjen në renditje. Një ndeshje derbi me Kukësin, që në këtë takim nuk ka Abazajn, Limajn dhe Musollin, ndërsa Shkurtaj pritet të jetë në stol. Mungesa të rëndësishme, ndërkohë që edhe një pikë konsiderohet pozitive te verilindorët duke marrë parasysh që luhet në transfertë dhe ndaj një ekipi që po paraqitet mirë.
Kategoria Superiore – Java 12
E diel, më 10 nëntor, ora 13:30
Stadiumi i Laçit, Laç
LAÇI-KUKËSI
Laçi: Stajila, Fagaj, Ignjatovic, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha, Nëabueze. Trajner: Armando Cungu
Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Kotobelli, Lulaj, Ethemi, Rroca, Kitanovski, Gavazaj, Daku. Trajner: Shpëtim Duro
Kategoria Superiore – Java 12
E diel, më 10 nëntor, ora 16:30
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë
FLAMURTARI-PARTIZANI
Flamurtari: Moçka, Gocaj, Sarris, Zeqaj, Pjeshka, Ribaj, Rrapaj, K. Nebihu, Hoxhaj, Vatnikaj, Sukaj. Trajner: Luan Birçe
Partizani: Hoxha, Bitri, Belica, Boldor, Mala, Cordeiro, Telushi, Broja, Trashi, Bardhi, Çinari. Trajner: Franco Lerda
Edhe në Kategorinë e Parë zhvillohet një takim shumë i rëndësishëm. Kastrioti, pasi pa dje Korabin të mposhtej në Rrogozhinë, ka në dorë të marrë vendin e parë në grupin B. Sigurisht nuk do të jetë e lehtë, pasi Erzeni gjithashtu është një ekip me pretendime dhe në stadiumin “Redi Maloku” shkon për të marrë pikë.
KATEGORIA E PARË – JAVA 8
E diel, më 10 nëntor, ora 13:00
KASTRIOTI-ERZENI
/abcnews.al

