Ndeshja e fundit zgjati vetëm 15 minuta, mbrojtësi i kombëtares mbyll sezonin

schedule09:56 - 7 Korrik, 2020

schedule 09:56 - 7 Korrik, 2020

Hajduk Split humbi 0-1 kundër Osijek ditën e diel, duke dështuar në një përballje të rëndësishme për kualifikimin në kompeticionet evropiane. Ndeshja e Ardian Ismajlit me ekipin nga Spliti, zgjati vetëm 15 minuta. Mbrojtësi i kombëtares kuqezi pësoi një tërheqje muskulore dhe u detyrua t’i linte vendin Stipe Radic.

23-vjeçari nga Besiana ka kryer kontrollet e specializuara dhe klubi kroat ka publikuar në faqen zyrtare shkallën e dëmtimit të lojtarit, duke i uruar shërim të shpejtë. Ismajli do duhet të qëndrojë të paktë 3 javë larg fushave të blerta dhe praktikisht e ka mbyllur sezonin.

Tre javë kanë mbetur për t’u luajtur deri në fund të HNL, që mbyllet në datë 25 korrik. Mbrojtësi ka nisur fazën e rikuperimit dhe shpreson të rikthehet sa më i fortë për sezonin e ardhshëm, që mund ta gjejë në Serie A, kampionat ku ka disa klube të ndryshme që interesohen për shërbimet e tij. /abcnews.al