Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndërtimi i Bypass të Sarandës/ ARRSH: Të premten shpërthim i kontrolluar për hapjen e trasesë. Policia masa për qarkullimin

schedule20:38 - 2 Korrik, 2026

schedule 20:38 - 2 Korrik, 2026

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ditën e premte, më 3 korrik 2026, nga ora 16:00 deri në 17:00, në kuadër të punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës, do të kryhet një shpërthim i kontrolluar pranë fshatit Shën Vasil, në afërsi të guroreve Volloder.

Sipas ARRSH-së, shpërthimi do të realizohet me sasi të vogla eksplozivi dhe është pjesë e punimeve për hapjen e trasesë së rrugës.

Procesi është koordinuar me strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat do të marrin masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit gjatë zhvillimit të punimeve.



ARRSH u bën thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të tregojnë mirëkuptim dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve deri në përfundimin e plotë të këtij procesi pune.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!