Ndërron jetë personi i parë me koronavirus në Angli

schedule18:48 - 5 Mars, 2020

schedule 18:48 - 5 Mars, 2020

Britania e Madhe ka regjistruar ditën e sotme rastin e parë fatal si pasojë e koronavirusit.

Sipas raportimeve të mediave angleze, që citojnë autoritetet, një pacient që ndodhej në gjendje të vështirë shëndetësore ka ndërruar jetën ndërsa është konfirmuar se ishte pozitiv për Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Royal Berkshire NHS Trust.

Në një deklaratë të lëshuar thuhet:

“Me hidhërim konfirmojmë se një pacient i moshuar me probleme kritike shëndetësore ka ndërruar jetë. Pacienti kohëve të fundit është shtruar në spital për arsye që nuk lidheshin me koronavirusin, por ditën e djeshme u konfirmua se ai kishte qenë i infektuar…” /

Numri total i të infektuarve në vend ka shkuar në 115, 28 raste më shumë krahasuar me ditën e djeshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!