Ndërron jetë në moshë të re, reperi i njohur shqiptar

schedule21:17 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 21:17 - 5 Dhjetor, 2022

Ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare reperi i njohur nga Kosova, Arlind Gjikolli – Gjikla. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga të afërmit e tij përmes rrjeteve sociale. Mësohet se ai vuante një sëmundje, me të cilën u përballë kohëve të fundit.

Ish-anëtari i grupit WNC nga Peja, viteve të fundit ka ushtruar edhe detyrën e Drejtorit Operacional në gazetën ‘Telegrafi’.

Kujtojmë se njëra prej këngëve më të pëlqyera  të tij për publikun është “Çka kom pas”./abcnews.al