Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shfuqizohet Bordi i Transparencës”/ Ibrahimaj: Por do të vazhdojmë të monitorojmë çmimet e karburanteve

schedule09:47 - 19 Qershor, 2026

schedule 09:47 - 19 Qershor, 2026

Bordi i Transparencës do të pushojë së funksionuari. Lajmin e dha ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit pas mbledhjes së Këshillit të MInistrave.

Ibrahimaj u shpreh se ky vendim u mor pasi prej dy javësh, çmimet në bursë janë stabilizuar.

Ndër të tjera, Ibrahimaj shtoi se do të vazhdojë monitorimi i çmimeve të karburanteve.



“Një vendim tjetër shumë i rëndësishëm lidhet me përfundimin e situatës së veçantë në tregun e hidrokarburateve. Ne sot vendosëm që do të ndërpresim Bordin e Transparencës, që prej disa muajsh ka qenë në funksion. Ka pasur disa muaj që ka pasur luhatje të çmimeve të karburanteve. Prej dy javësh, çmimet e bursës janë stabilizuar”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!