“Ndërmjetësim për t’i paraprirë gjykatës”, Rama: Bashkëqeverisja s’merr përsipër sherre divorci

schedule16:28 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 16:28 - 17 Dhjetor, 2021

Gjatë prezantimit të ligjit për bashkëqeverisjen në Lezhë kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat. Duke prezantuar disa nga çështjet që merr përsipër platforma për të zgjidhur, Rama ka nënvizuar se këtu përjashtohen sherret për divorc.

Në platformë kryeministri shtoi se është futur ndërmjetësimi për t’i paraprirë gjykatës kur janë raste që ka një mundësi që të bëhet njëlloj arbitrazi mes palëve.

“Qoftë edhe një qytetar jo më me mijëra të mbeten pezull për çfarëdolloj arsyeje dhe të mos shfrytëzojnë platformën nuk duhet të ndodhë. Dua të riktheksoj se ndërmjetësimi i të gjithë ekipit të platformës për të zgjidhur çështjet e qytetarëve deri tani ka qenë në nivelin  e ndërhyrjes në bazë të gjykimit që qytetari ka të drejtë. Tani kemi futur dhe ndërmjetësimin për t’i paraprirë gjykatës një nivel tjetër vërtet në raste kur janë raste gjykate ka një mundësi që të bëhet njëlloj arbitrazi përmes palëve dhe për këtë ligji ia jep mundësinë platformës. Nëse palët nuk merren vesh atëherë çështja shkon në gjykatë, kjo ka të bëjë kryesisht me çështje të pronës se për çështje të tjera nuk është e nevojshme. Sherre për divorc për shembull platforma nuk zhvillon, se nuk do doja ti drejtoheni platformës duke thënë se kam probleme me burrin, janë çështje mes qytetarit dhe pushtetit ekzekutiv dhe jo mes qytetarit dhe pushtetit gjyqësor.

Pjesa e fundit për shërbimet se kjo është si të thuash pjesa e parë. Sot kemi në dispozicion si shtet si  qeveri një shtet të tërë në telefon dhe kompjuter, të gjithë shërbimet e shtetit janë sot në telefon dhe kompjuter. Të gjithë shërbimet që janë çështje dokumentacioni janë sot në kompjuter e telefon”, tha Rama. be.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!