Ndërkombëtarët nën një zë: Urgjentisht dialog konstruktiv

schedule16:50 - 8 Qershor, 2019

schedule 16:50 - 8 Qershor, 2019

Gjatë ditës së sotme pritet që të zhvillohet protesta e opozitës, e cila është njoftuar nga organizatorët se do të mbahet pasditen e sotme në orën 19:00. Duket se zërat ndërkombëtarë janë bashkuar në një dhe bëjnë thirrje se, protesta duhet të zhvillohet paqësore dhe se aktet e dhunës në protestat e mëparshme janë të papranueshme dhe të patolerueshme. Kështu shkruan ambasadorja gjermane në faqen zyrtare të ambasadës gjermane në Shqipëri.

Deklaratë e Ambasadores Gjermane Schütz:

“Ndërkohë që respektojmë plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve shqiptarë për të demonstruar, ritheksojmë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunshme që kanë ndodhur në protestat e mëparshme. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Përdorimi i eksplozivëve ose i ndonjë sendi tjetër të projektuar për të shkaktuar lëndime është krejtësisht i papranueshëm. Është përgjegjësi e drejtuesve të protestës të sigurojnë që demonstrimet të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët e tjerë Tiranës, si dhe për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave. Autoritetet e zbatimit të ligjit gjithashtu kanë përgjegjësi për të vepruar me përmbajtje, edhe nëse provokohen.

Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjitha palëve të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike“./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!