Nderi dhe gjakmarrja, media gjermane: Bandat shqiptare më të famshmet në Europë, fitimet kolosale nga shitja e drogës

schedule10:06 - 27 Shtator, 2022

schedule 10:06 - 27 Shtator, 2022

Media gjermane tvheute.at ka bërë një analizë për lulëzimin e bandave shqiptare nëpër Europë. Duke iu referuar mafies shqiptare në Gjermani, Zvicër dhe Francë, tvheute.at shkruan se shqiptarët janë shndërruar në kontrabandistët kryesorë të kanabisit në botë dhe se klanet mafioze shqiptare janë kthyer në bizneset më fitimprurës të kokainës në Amerikën e Jugut , me Gjermaninë si tregun e tyre kryesor të synuar.

Bandat shqiptare bazohen në parime të palëkundura që burojnë nga traditat shqiptare, shkruan media gjermane. Këto parime janë: nderi dhe hakmarrja mes familjeve që trashëgojnë hakmarrjen brez pas brezi.

Media gjermane sjell në vëmendje ngjarjen e 2021-it, ku u qëlluam me mbi 20 plumba në mes të një lagjeje kundrejt makinës së mysafirëve në një dasmë shqiptare.

Policia e Berlinit po heton bandat rivale shqiptare të drogës që kanë dominuar prej vitesh tregtinë e drogës në kryeqytet. Ndërsa klanet shqiptare deri më tani janë konsideruar si tregtarët kryesorë të kanabisit në Gjermani, ata po nxjerrin fitime shumë më të larta në biznesin fitimprurës të kokainës, raporton abcnews.al.

Pas dekadash izolimi nën regjimin e Hoxhës, vendi më i varfër në Ballkan, Shqipëria, është hapur vetëm ndaj Evropës dhe një shoqërie të tregut të lirë që nga viti 1990. Por korrupsioni deri në postet më të larta politike bën që shumica e shqiptarëve të dyshojnë për drejtësinë në vend dhe ligjet e tij edhe sot e kësaj dite.

Ndër vite, shqiptarët u kanë besuar rregullave të pashkruar të “Kanunit”, i cili e vendos familjen mbi gjithçka dhe karakterizohet me terma si “nder” dhe “gjakmarrje”.
Të rinjtë shqiptarë shpesh e gjejnë perspektivën e tyre në bandat kriminale dhe të mirëorganizuara, të cilët paratë e grabitura nga tregtia ndërkombëtare e drogës i shfaqin me krenari në vila dhe makina luksoze në Shqipëri.

Fenomeni i klaneve të organizuara mafioze shqiptare ka nisur aktivitetin në Gjermani që në vitet 1990.
Të favorizuar nga politika liberale e vizave në Shqipëri, autorët ndryshojnë identitetin e tyre në Shqipëri sa herë që duan. Kjo e bën edhe më të vështirë për hetuesit gjermanë kërkimin dhe hetimin ndaj bandave shqiptare./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!