Ndërhyrjet ruse/ Reagon PD: Shpifje e paguar nga Edi Rama

schedule16:31 - 7 Mars, 2018

schedule 16:31 - 7 Mars, 2018

Një ditë pas publikimit të një investigimi nga revistën amerikane “Mother Jones”, sipas të cilit kompani ruse kanë financuar lobimin e PD në Uashington, ka reaguar kjo forcë politike. Në deklaratën për shtyp, demokratët hedhin poshtë gjithçka është shkruar në atë artikull. PD akuzon kryeministrin Edi Rama si ndërmarrësin e një fushate, që ka për qëllim të shkurajojë përpjekjet e opozitës dhe të çdo faktori tjetër kundër drogës dhe krimit.
“Fushata e financuar me burime të paligjshme po bëhet tani që Edi Rama po ushtron presion për të mbyllur hetimet ndaj Saimir Tahirit dhe për të mos hetuar garantuesin politik të trafikut të kokainës kolumbiane”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!