Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndërhyrje e Rusisë në Shqipëri? Stoltenberg: Le të përgjigjet Rama

schedule16:01 - 2 Qershor, 2019

schedule 16:01 - 2 Qershor, 2019

Kryeministri Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm  të NATO Jens Stoltenberg. Ata komunikuan bisedën që kishin zhvilluar mes tyre në lidhje me kontributin që forcat e armatosura shqiptare pjesëmarrëse në misionet e NATO kanë dhënë në luftën ndaj terrorizmit Afganistan dhe ndihmën e tyre në KFOR në Kosovë. Stoltenberg gjithashtu shprehu ngushëllimet për 2 ushtarët shqiptare të cilët humbën jetën në një mision në Letoni. Pas fjalës së tyre ata u janë përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve. Stoltenberg dhe Rama u pyetën se nëse NATO ka informacione apo të dhëna për një ndërhyrje të Rusisë, pasi është parë një valë protestash në vendet e Ballkanit gjithashtu edhe në Shqipëri përmes protestave të opozitës.

“Debati politik mosmarrëveshjet politike janë pjesë e demokraticisë ajo që nuk është e pranueshme është përdorimi i cdo lloj dhune është e dënueshme, cdo mosmarrëveshje duhet zgjidhur përmes dialogut politik, aktorët politik të kontribuojnë në dialog jo të minojnë institucionet demokratike. Zgjedhjet janë padyshim një pjesë e rëndësishme e demokracisë  në vendet tona aleate të NATO. Ne kemi parë përpjekje të rusisë për ndërhyrje në shtetet alete të NATO por në lidhje me Shqipërinë le të flasë Kryeministri Rama“, tha Stoltenberg.

“Nuk është sekret ose mbase sekreti më i madh publik që qasja e rusisë ndaj NATO, ndaj BE, ndaj proceseve integruese nuk është qasje miqësore, por unë dua të nënvizoj faktin se në asnjë vend të NATO nuk ka ndodhur ajo që po ndodh këtu dhe cka disa forca kryesore të opozitës paralajmërojnë me sa duket do të përpiqen që të ndodhë këtu, do të ishte një njollë e pashlyeshme si një vend aleat i NATO. Patjetër që diçka e tillë nuk shkon në favor të vendit, nuk përputhet me interesat, vlerat, parimet as të NATO dhe as BE dhe si e tillë me apo pa dashje çon ujë në mullirin e atyre që nuk e dëshirojnë rrugën drejt perëndimit”, deklaroi Kryeministri Rama./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!