Ndarja nga jeta e senatorit amerikan, Yuri Kim: Do mbahet mend për shërbimin në Shqipëri

schedule20:09 - 5 Dhjetor, 2021

schedule 20:09 - 5 Dhjetor, 2021

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kandidati për president amerikan Bob Dole.

Kim shprehet se ai ishte një patriot i vërtetë amerikan duke theksuar se jeta e tij do të mbahet mend jo vetëm në Amerikë por edhe në mbarë botën, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

“Bob Dole ishte një patriot i vërtetë amerikan. Duke kapërcyer plagët e rënda të marra gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u bë një luftëtar për kauzën e lirisë.

Jeta e tij në shërbimin publik do të mbahet mend jo vetëm në Amerikë, por në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë. U prehtë në paqe”, shkruan ambasadorja Kim.

Dole njihej si një mik i mirë i shqiptarëve e veçanërisht Kosovës. Postimi i tij i fundit në Twitter lidhej pikërisht me të. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!