Postimi i fundit i senatorit amerikan Bob Dole në Twitter: Zoti i bekoftë SHBA-të dhe Kosovën

schedule19:27 - 5 Dhjetor, 2021

schedule 19:27 - 5 Dhjetor, 2021

Një urim bekimi Kosova e ka marrë nga Senatori amerikan Bob Dole edhe në postimin e tij të fundit në rrjetin social, Twitter.

Më 1 dhjetor, Dole njoftonte për një takim virtual që do të realizohej kushtuar Kosovës, ndërsa shkruante:

“Zoti e bekoftë Amerikën dhe Zoti e bekoftë Kosovën”.

Bob Dole, miku i madh i Kosovës, ka ndërruar jetë sot në mëngjes në moshën 98-vjeçare./Abcnews.al