Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ndaj Vlora Hysenit po bëhet gjyq publik”/ Nura: Të zbatohet ligji, por jo të dëmtohen institucionet

schedule09:03 - 25 Shtator, 2026

schedule 09:03 - 25 Shtator, 2026

Gazetari Artur Nura thotë se ndaj ish drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni po bëhet gjyq publik.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Nura u shpreh se duhet të zbatohet ligji, por jo të dëmtohen institucionet, e aq më pak Shërbimi Informativ i Shtetit.

Nura shtoi se SPAK i ka dërguar gjykatës kërkesën për arrestimin e Hysenit, 14 ditë më parë, por gjykata vendosi ta ekzekutojë kur ajo dhe kryeministri Edi Rama ndodheshin jashtë vendit.

“Edhe kryeministri i vendit nuk ishte në Shqipëri, ishte në Amerikë. SPAK e kishte lëshuar dokumentin e arrestit 14 ditë përpara, gjykata ka funksionuar si rutinë me të gjitha gjërat. Sipas leximit tim, ka çaluar gjykata, e cila ka marrë vendimin, sipas ligjit, por jo në bazë të situatës përkatëse. Ndaj duhet që politika ta konsiderojë këtë. Një prokurore, një gjykatëse i është dhënë kompetencë për të rrëzuar institucione. Ligjin zbatojeni, ama mos dëmtoni institucionet. Padyshim që janë dëmtuar institucionet. Bëhet fjalë për një institucion të shërbimit inteligjent. Kemi të bëjmë me një institucion që ka për detyrë të ruajë stabilitetin e shtetit. Nuk kam parë dokumentet, por sipas asaj që ka dalë në publik, SPAK i ka dërguar kërkesën 14 ditë më përpara. Nuk ka pasur skenar për të dëmtuar stabilitetin e vendit, por ka dëmtuar”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!