Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare Servet Pëllumbi, ish-kryetar i Kuvendit dhe ish-deputet i PS. Kryeministri Rama ka reaguar në Facebook duke shpërndarë një foto të Pëllumbit me shkrimin “Lamtumirë Profesor i dashur”.
Servet Pëllumbi ka lindur më 14 dhjetor 1936 në Korçë dhe është një nga figurat e njohura të politikës shqiptare pas viteve ’90.
Pëllumbi ka mbajtur për vite me radhë poste të rëndësishme në jetën politike të vendit, duke kontribuar si deputet dhe drejtues i Kuvendit në periudha të rëndësishme të tranzicionit në Shqipëri.


