Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndahet nga jeta gazetari dhe poeti i njohur shqiptar

schedule16:18 - 16 Janar, 2022

schedule 16:18 - 16 Janar, 2022

Është ndarë nga jeta gazetari dhe poeti i njohur shqiptar Demir Gjergji.

Lajmin e hidhur e ka dhënë vajza e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Shokë dhe miq të babait tim, DEMIR GJERGJI, me dhimbje të madhe ju njoftoj se babai ndërroi jetë. Homazhet do të Kryhen diten e Marte nga ora 8:30 tek Shtëpia ( Liqeni i Thatë , Rruga HAMDI Garunja ) me pas do e shoqerojme për ne banesen e fundit !”, ka shkruar ai.



Por kush ishte Demir Gjergji?

Demir Gjergji pati një fëmijëri e rini të vështirë, ku krijimet e para i shkroi si minator e më pas botimi i parë poetik në vitin 1974.

Një emër i njohur në letrat shqipe, për dy dekada ai ka qenë gazetar dhe drejtues i emisioneve të suksesshme në Radio Tirana “Fjala si fillim, Fjala si flijim” dhe “Vatër shqiptare”.

Gjergji është nderuar me shumë çmime vlerësuese për krijimtarinë në poezi e prozë dhe me Medaljen “Naim Frashëri” të Klasit të Dytë (1988) për kontributin e tij në gazetari.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!