Ndahen çmimet: Më të mirët në Champions, dominojnë Bayern dhe Lyon

schedule18:11 - 1 Tetor, 2020

schedule 18:11 - 1 Tetor, 2020

Gjatë shortit të grupeve në Champions League u zgjodhën edhe futbollistët më të mirë të sezonit të fundit në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, për futbollin e meshkujve dhe atë të femrave.

Sara Bouhaddi u shpall portierja më e mirë e sezonit të fundit në Champion League. Francezja që mbron portën e Lyon. Fitoi për herë të pestë radhazi trofeun e Champions League për femra.

 

Manuel Neuer, portieri më i mirë në Champions League

Manuel Neuer u zgjodh portieri më i mirë i sezonit të kaluar në Champions League. Sezon fantastik për kapitenin e Bayern Munchen dhe shokët e tij të skuadrës, të cilët kanë fituar 5 trofe në vitin 2020.

Joshua Kimmich shpallet mbrojtësi më i mirë i sezonit të fundit në Champions League. Wendie Renard (kapitenja e Lyon) u përzgjodh mbrojtësja më e mirë e sezonit të fundit në Champions League.

 

Mesfushorët më të mirë

Kevin De Bruyne i Manchester City u shpall mesfushori më i mirë i sezonit të kaluar në Champions League. Nga futbolli i femrave, ky çmim shkoi për Dzsenifer Marozsan e Lyon, lojtarja me origjinë hungareze që aktivizohet me kombëtaren gjermane.

Tjetër bavarez në më të mirët. Robert Lewandowski është zgjedhur sulmuesi më i mirë në Championsin e fundit, teksa nga futbolli i femrave triumfoi Pernille Harder, 27-vjeçarja daneze e Chelseas. /abcnews.al