Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

NBA, Lebron bën ligjin/ Legjenda e basketbollit shkëlqen në nisjen e garës për titull

schedule13:25 - 19 Prill, 2026

schedule 13:25 - 19 Prill, 2026

Nuk dihet nëse do t’ia dalë deri në fund.

Gjithsesi, fillimi i mirë gjysma e punës, siç thuhet, dhe Lebron Xhejms e bëri të vetën në sfidën hapëse të plej ofit ndaj Hjustonit.

Lejkërsat fituan 107-98 në Arenën e tyre në Los Anxhelos, në prani të rreth 20 000 tifozëve dhe “Mbreti I basketbollit” ishte më i miri në parket.



Në mungesë të atij që sot është ylli kryesor i Liqenasve, Xhejms iu afrua tripëll dabëllit.

Ai shënoi 19 pikë, kapi 8 topa në tabela dhe ndihmoi shokët që të shënonin duke shërbyer 13 asistë.

Ndeshja ishte e fortë sidomos deri në pushim, kur vendasit kryesonin me dy pikë, por perioda e tretë doli vendimtare.

Lebron u ndihmua nga shokët e tjerë, Ejton me 19 pikë, Smart me 15 e Haçimura me 14 pikë, por sidomos nga Ljuk Kenard që shënoi plot 27 pikë.

Detyra e Lejkërsave ishte e vështirë sepse kalifornianëve u mungonte ylli kryesor, Luka Doncic, I dëmtuar e që nuk pritet të luajë në plej of, e po ashtu talenti më i ri, Ostin Rivs.

Edhe Hjustoni ishte pa lojtarin e klasit, Kevin Durant, por që mund të kthehet shpejt, dhe më I miri për ta ishte turku Alperei Shengyn me 19 pikë, 8 topa në tabela e 6 asistë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!