Nazarko: Ku duhet ti kishte prezantuar Basha 5 pikat e planit

schedule22:10 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 22:10 - 13 Dhjetor, 2019

I ftuar në emisionin “Provkacija” me Mustafa Nanon, gazetari Mentor Nazarko u shpreh se opozita duhet të ishte e përfshirë në institucionet e ngritura për të menaxhuar situatën pas tërmetit.

Nazarko theksoi se pesë pikat e planit të tij, Basha duhet t’i kishte propozuar tek Komiteti i Rindërtimit, që është ngritur.

Pjesë nga Biseda:

Nazarko: Është një situatë ku vërtet opozita po bën rol konstruktiv, të cilën do të mund ta bënte më ndryshe po të ishte e përfshirë në ato si institucione si organe apo komitete që janë krijuar në mënyrë të tillë që roli i saj historik në këtë moment të konsideroje. Shkon Basha në një vend dhe thotë ja 5 pikat që ne i propozojmë Ramës. Këto pesë pika mund ti propozonte te ai organi që është krijuar te ai komiteti i rindërtimit

Nano: Është penduar Basha që ka marrë atë vendim?

Nazarko: Me siguri është penduar. Që është tërhequr nga Parlamenti po thua?

Nano: Po

Nazarko: Sigurisht që po

Nano: Edhe që nuk u fut në zgjedhjet lokale

Nazarko: Mirëpo, po përsërit të njëjtin gabim, nuk u përfshi në ligjin për ndarjen territoriale. Po të ishte përfshirë, mund të ishte korrigjuar sadopak. Nuk u përfshi në shumë momente. Ndikimi i tij publik është shumë i vogël.

/abcnews.al