Nazarko: PD duhet të falënderojë Amerikën që Berisha u zgjua me këto teza

schedule21:55 - 25 Tetor, 2021

schedule 21:55 - 25 Tetor, 2021

Për analistin Mentor Nazarko ish-kryeministri Sali Berisha po kërkon të përdorë PD për t’u mbrojtur nga akuzat amerikane, çka i jep të drejtë Bashës te thotë se ai do te bunkerizojë Partinë Demokratike. Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Nazarko tha se Basha ka qenë gjithnjë nën hijen e qendrimeve të Berishës dhe i mbrojtur prej tij. “Për këtë në përplasjen me amerikanët, Berisha ka pritur që kreu i demokratëve të vihej kundër amerikanëve”. Sipas analistit këtë lëvizje në bazë Berisha duhet ta kishte bërë kur Basha kandidoi për kryetar pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Madje ironikisht “PD duhet të falënderojë Amerikën që Berisha u zgjua me këto teza” tha ai.

A jua ka hapur dyert juve për t’ju mbështetur në kundërvënien ndaj Bashës? – ju drejtua ai Harxhit dhe Kadillit.  “Po, sot, ai mund të ketë mobilizuar me aftësitë e veta, historinë e tij, tezat që grumbullon, faktorët më të zëshëm brenda PD, ndonëse është dëshpëruese që PD  pas humbjeve në 8 vjet të kthehet tek ish kryetari. Nuk ka ndodhur kjo me PS- në përshembull që ka patur gara reale, me përjashtim të viteve të fundit”.

Duke ju referuar zërave se Berisha e ka mbyllur lojën në favor të vet, Nazarko tha se nuk mund ta marrim për të mirëqenë që beteja në bazë është përcaktuar në favor të Berishës apo Bashës. “Basha është zgjedhur me parimin një anëtar një votë. Por ama është zgjedhur me këtë forum- anëtarësinë. Po, ka pasur disa sondazhe që e nxjerrin Berishën më popullor e që janë bërë kur Basha nuk fliste, dhe Berisha ishte mobilizues.

Sot Basha po flet, ka marrë iniciativën. Berisha është marrë me punët e shtetit në një kohë të gjatë ; ka ide ka narrativë mobilizuese, ndërsa Basha ka qenë nën hijen e tij te paktën per qendrime politike. Basha ka vetëm një muaj që është kryetar real dhe tani në aktin e vetëm të fuqisë së tij, duke iu kundërvënë atit të tij politik po tregon individualitetin e vet. Idealja do të ishte që përplasjen mes tyre ta zgjidhte një votim në bazë.  Berisha nuk ju ndihmoi, nuk ju dha të drejte sepse priste që Basha të përplasej me Amerikën, duke besuar se ai e kishte sjellë dhe ndaj priste që Basha ti rezistonte amerikanëve.

Të gjitha këto që thotë Berisha do të kishin vlerë tjetër nëse do i kishte thënë më herët”.  Cili do të ishte perfundimi i kesaj përplasjeje? Ai foli kundër Bashës kur Basha nën presionin amerikan e përjashtoi. “Nëse ai fiton, partia zyrtarisht do ta mbrojë përballë Amerikës zyrtare dhe kjo është ekuivalente me atë që thote Basha se Berisha do ta bunkerizojë partinë,” u shpreh ai. g.v/abcnews.al