NATO: Shpenzimet ushtarake rriten me 12% në buxhetin e vitit 2024

schedule19:16 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 19:16 - 13 Dhjetor, 2023

NATO njoftoi rritjen e buxhetit për vitin 2024 për shpenzimet ushtarake në 2.03 miliardë euro ( +12%) dhe për shpenzimet civile në 438.1 milionë euro (+18.2%).

Në një deklaratë, Aleanca Euro-Atlantike argumenton se duke rritur dhe zgjeruar përdorimin e financimit nga shtetet anëtare, aleatët do të jenë në gjendje të trajtojnë në mënyrë më efektive sfidat e përbashkëta të sigurisë.

Buxheti i shpenzimeve civile mbulon fondet për personelin administrativ, kostot operative dhe planifikimin e programit. Ndërsa, buxheti ushtarak mbulon kostot operacionale të selisë së Aleancës dhe koston e misioneve dhe operacioneve në mbarë botën./abcnews..al