NATO: Rusia të tërheqë trupat dhe pajisjet nga territori i Ukrainës

schedule17:59 - 31 Tetor, 2019

schedule 17:59 - 31 Tetor, 2019

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të enjten në Kiev se Ukraina është një nga partnerët më të afërt të Aleancës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili u takua në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, theksoi se gjatë kësaj vizite, është së bashku me të gjithë Këshillin veri-atlantik. Ai theksoi se kjo tregon mbështetjen e palëkundur të NATO-s dhe të gjithë aleatëve të NATO-s për Ukrainën”. Stoltenberg tha se kishte pasur një takim të shkëlqyer të NATO-s me Komisionin e Ukrainës dhe theksoi se Ukraina mbetet një nga partnerët më të afërt të Aleancës. Stoltenberg vuri ne dukje se trupat ukrainase shërbejnë në Afganistan dhe Kosovë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s konfirmoi se kishte diskutuar me presidentin ukrainas gjendjen e sigurisë në Ukrainën lindore. Stoltenberg konfirmoi se aleatët janë të inkurajuar nga përparimi në Stanytsia Luhanska dhe zona të tjera ku trupat janë duke u tërhequr. Por në zona të tjera, konflikti në Dobas vazhdon të marrë jetë njerëzish. Stoltenberg tha se NATO është e shqetësuar nga kërcënimet dhe kufizimet ndaj vëzhguesve të OSBE-së.

“Rusia duhet t’i japë fund mbështetjes për militantët në Ukrainën lindore. Dhe të tërheqë trupat dhe paisjet e saj nga territori i Ukrainës“.

Stoltenberg theksoi se NATO mbështet plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe nënvizoi se nuk do ta njohë kurrë aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga Rusia.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dënoi veprimet agresive të Rusisë në rajonin e Detit të Zi dhe i bëri thirrje Rusisë që të kthejnë anijet ukrainase që kishte kapur vitin e kaluar dhe të sigurojnë hyrje të lirë në portet ukrainase në detin Azov.

NATO vazhdon të mbështesë Ukrainën dhe ka premtuar mbi 40 milion euro për ushtrinë e saj dhe ka rritur bashkëpunimin në rajonin e Detit të Zi me stërvitje, vizita portuale dhe shkëmbim informacioni. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!