Nations League/ Italia e Franca kapin çerekfinalet, Tonali “hero” në tokën e “Djajve”, “Gjelat” barazojnë me Izraelin

schedule22:36 - 14 Nëntor, 2024

schedule 22:36 - 14 Nëntor, 2024

“Gjigantët” e futbollit evropian, Italia e Franca janë dy Kombëtaret që kanë arritur të kalojnë të parat në fazën tjetër të UEFA Nations League.

Kështu, “Të Kaltërit” e teknikut Luciano Spalletti ka arritur të sigurojë fitoren minimale 1-0, në transfertën belge ndaj “Djajve të Kuq”, me “shkatërruesin” e mesfushës Sandro Tonali, i cili shënoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 11’-të, ku shfrytëzoi një top perfekt nga anësori i Inter, Federico Dimarco.

Në krahun tjetër, “Gjelat” e Francës nuk arritën më shumë se barazimi i “bardhë”, pa gola, ndaj përfaqësueses së Izraelit, me nënkampionët e botës, që duket se kanë ndjerë jo pak mungesën e “yllit” të tyre, Kylian Mbappe.

Falë këtyre rezultateve, Italia ngjitet në kuotën e 13 pikëve të Grupit A2, ndërsa pas tyre vjen Franca me 10 pikë. Belgjika mbetet në vendin e tretë me 4 pikë, ndërsa Izraeli siguron pikën e parë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!