“Nata e 12 e Shekspirit”/ Në Korçë komedia rikthehet në skenë pas 60 vitesh

schedule13:23 - 17 Korrik, 2023

schedule 13:23 - 17 Korrik, 2023

Rikthehet pas 60 vitesh në skenën e teatrit të Korçës, komedia “Nata e 12” e Shekspirit.

Një kast i zgjedhur aktorësh, nën regjinë e regjisorit grek Dhimitri Milonas, përcollën mesazhet e komedisë shekspiriane të vendosura në kontekst aktual.

Publiku korçar mirëpriti interpretimin e aktorëve, të ndërthur mjeshtërisht me gjetjet regjisoriale dhe kostumografinë.

Për regjisorin Milonas kjo ishte vepra e dytë që ai ve në skenat shqiptare të teatrove pas Medeas me teatrin Eksperimental. Sipas tij kjo komedi  është shumë e përshtatshme me aktualitetin shqiptar.

“Nuk kam pasur fatin të shoh shfaqjen para 60 viteve por atë që pashë në Teatrin e Korçës, është një teatër i shkëlqyer, me aktorë të shkëlqyer që punuam shumë bukur. U përpoqëm të sillnim një Shekspir bashkëkohor, që ta bëjë publikun edhe të mendohet edhe te qeshë.  Besoj se e arritëm këtë sepse u duk edhe  nga  reagimet e publikut. Mesazhi që ka shfaqja dhe që donim ta jepnim tek publiku është: “Të jetojë njeriu çdo moment të  jetës së tij  si të jetë e fundit”, sepse jeta është e shkurtër dhe duhet ta jetojmë sa më mire”.

Aktorët vlerësojnë bashkëpunimin me regjisorin grek dhe shprehen të emocionuar nga duartrokitjet e publikut.

Komedia e Shekspirit do te pasohet nga shfaqje te tjera të planifikuara nga Teatri i Korçës per sezonin veror.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!