NASA kërkon vullnetarë për tu izoluar 8 muaj në Moskë

schedule08:57 - 26 Maj, 2020

schedule 08:57 - 26 Maj, 2020

NASA është duke kërkuar për vullnetarë për një mision ‘distancimi social’ që stimulon efektet psikologjike të izolimit,shkruan Daily Mail.

Në një kohë pandemie, agjencia hapësinore ka nevojë për pjesëmarrës të shëndetshëm që të jetojnë së bashku në izolim për 8 muaj në Moskë, Rusi.

Misioni i quajtur ‘SIRIUS-20’ do ta ndihmojë NASA-n të mësojë më shumë rreth efekteve fiziologjike dhe psikologjike të izolimit tek qeniet njerëzore.

Pjesëmarrësit e zgjedhur, të cilët duhet të jenë shtetas amerikanë, në moshën 30-55 vjeç dhe shumë të motivuar, do të përjetojnë aspekte mjedisore të ngjashme me ato që astronautët do të përjetojnë në misionet e së ardhmes drejt Hënës apo Marsit./abcnews.al