Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

NASA akordon 187 milion dollarë për të ndërtuar “hotelin hënor” për austronautët

schedule14:44 - 8 Qershor, 2020

schedule 14:44 - 8 Qershor, 2020

NASA i ka dhënë një kontratë me vlerë 187 milion dollarë kompanisë Northrop Grumman, për të krijuar hapësirën e banimit dhe logjistikës (HALO) për ekuipazhet që vizitojnë Portën hënore.

Moduli, që do të ketë madhësinë e një banese të vogël, do të jetë në gjendje të mbështesë qëndrime të shkurtra nga ekuipazhet që mbërrijnë me anijen Orion.

“Kjo kontratë është një tjetër moment i rëndësishëm në planin tonë për të ndërtuar operacione të fuqishme dhe të qëndrueshme hënore”, tha administratori i NASA-s, Jim Bridenstine.



Moduli i banimit i Northrop Grumman, i zhvilluar përmes nismës NextSTEP të NASA-s, është i bazuar në anijen e saj Cygnus që aktualisht po përdoret për të dërguar ngarkesat në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!