Najada Çomo: Ne mjekët qajmë aty brenda në spital, fjalët na kanë bërë më të fortë

schedule09:54 - 30 Mars, 2021

schedule 09:54 - 30 Mars, 2021

Kandidatja e Partisë Socialiste për Tiranë, shefja e Infektivit Najada Çomo gjatë një takimi me Erjon Veliaj dhe kandidatë të tjerë ka folur ndër të tjera për punën  saj në spitalin Covid.

Çomo tha se është shumë e vështirë për ta momenti kur duhet të telefonojnë familjarët për tu përcjellë lajmin e keq.

“Ne shikojmë vuajtjen e atyre njerëzve brenda e shikojmë ne dhe bashkohemi me vuajtjen e tyre. Ka pasur anëtarë të familjes që kanë ndërruar jetë në spital dhe është shumë e dhimbshme që ti duhet ti thuash që i kanë humbur. Të duket sikur je i fortë, por ndërkohë ti vrapon ta mbyllësh celularin shpejt që të mos të kapin të përlotur. Ata nuk e kuptojmë që ne e mbyllin ndonjëherë para kohe që të mos na dëgjojnë që jemi duke lotuar.

Kolegeve tona doktoresha u kanë ndërruar jetë prindi brenda në spital dhe u është dashur të jenë në punë. Infermiere, staf që kanë humbur familjarë dhe duhet të jenë po në punë nesër.

Jam shumë e shkëputur në raportet familjare. E kam gjetur mirëkuptimin të bashkëshortit dhe vajzës. Ato pak orë që shkojmë dëgjojnë telefonin tim. Unë e kuptoj që jam njeri i bezdisur në familje sepse bisedat e mia janë rreth punës. Nëse do ta bësh mirë një punë është e padiskutueshme që duhet suporti i familjes,” thotë Çomo.

Gjithashtu, ajo ka komentuar edhe akuzat që vijnë nga krahu i opozitës për situatën dhe punën e mjekëve në spital. Sipas saj, fjalët i kanë bërë më të fortë.

“Ne bashkë edhe qajmë aty brenda sepse disa gjëra mbeten midis nesh. Si ka mundësi që dikush jashtë kangjella hedh baltë. Unë e kam për të gjithë stafin që punon. Për atë ditë që ti je stërmunduar dëgjon ca lajme që janë të tmerrshme. Në fund të fundit thua unë dua të shpëtoj edhe këtë, edhe këtë, lëre atë të flasë. Fjalët na kanë bërë shumë më të fortë,” thekson Çomo. g.v/abcnews.al