“Na duhet shumicë domethënëse”, Rama: Më 11 maj t’i japim mesazh Brukselit se e ‘duam anëtarësimin tani’

schedule08:47 - 1 Prill, 2025

schedule 08:47 - 1 Prill, 2025

TIRANË- Kryeministri Edi Rama theksoi se më 11 maj, Partisë Socialiste i duhet një mandat me shumicë domethënëse për ta çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian.

Ai theksoi se në këto zgjedhje, Partia Socialiste po përpiqet të japë dy mesazhe kryesore

“Duhet shumicë domethënëse, është po ashtu e thjeshtë. Nuk është rastësi, nuk është thjesht për këtu se për kë do votojmë ne, por është edhe për atë në Bruksel imazhi i fushatës sonë. Ndërthurja e ngjyrave dhe e flamujve si kartëvizitë e fushatës sonë, sepse ne po bëjmë një rrugë dhe dy punë. Po japim mesazh të qartë shqiptarëve dhe po përpiqemi t’i japim një mesazh të qartë Brukselit. Më 11 maj, Brukseli do marrë mesazhin se shqiptarët kërkojnë anëtarësimin tani dhe këtë mesazh shqiptarët mund ta japin. Ne, populli shqiptar, duam të hyjmë në BE tani”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!