Sondazhi në ABC News: PS, më shumë mandate së në 2021/ Nura: Të dhënat janë të sakta! Elezi: Berisha, si Joe Biden

schedule23:51 - 21 Prill, 2025

schedule 23:51 - 21 Prill, 2025

TIRANË- Sondazhi i parë i Abc News në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, Angi Ricerche, nxjerrin Partinë Socialiste si fituese të zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas sondazhit të publikuar për herë të parë në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës, 3 javë para zgjedhjeve, Partia Socialiste merr 46.9% deri në 50.9% të votave kombëtare, kur në 2021, mori 48.7% të votave për të prodhuar 74 mandate.

Po ashtu shqiptarët preferojnë Edi Ramën si kryeministër të Shqipërisë, ndërsa kjo përqindje për Sali Berishën ishte e papërfillshme në krahasim me rivalin e tij kryesor.

Analisti Ibsen Elezi i ftuar në “Ora e Fundit” u shpreh se Sali Berisha duket se ka ngjashmëri me Joe Biden pasi ka një ngatërrim e harresë të theksuar në raport me shifrat e datat e caktuara.

“Me Biden duket ashiqare që ka për shkak se ngatërron shifrat, ngjarjet dhe vitet. Rama nuk mund të marrë një shumicë absolute, edhe ai vetë e ka pranuar se do të marrë 71-75 mandate”, tha Ibsen Elezi.

Analisti Artur Nura, u shpreh se rezultati i sondazhit ishte i pritshëm. Sipas tij, kryeministri Edi Rama synon të marrë pushtet absolut, dëshirë të cilën siç thotë ai e ka të vështirë ta arrijë më 11 maj.

“Berisha po tenton tas imitojë Trump në imazhe. Rama po e bullizon Berishën siç bënte Trump për Biden. Partitë e reja marrin vota nga e djathta. Këto të dhëna janë sakta me marzhin e gabimit, që ka çdo sondazh. Rama ka qëllim të marrë dhe të sigurojë pushtet absolut, për të pasur numrat për të bërë ndryshime kushtetuese. Nuk do kemi pushte absolut të PS, por do kemi balanca, dhe partitë e reja do të marrin një funksion të caktuar”, tha ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!