Mustafaj: Jetike që opozita të dalë me një kandidat, Meta po priret drejt së djathtës konservatore

schedule20:04 - 29 Shtator, 2022

schedule 20:04 - 29 Shtator, 2022

Për analistin Besnik Mustafaj, dalja në zgjedhjet lokale me një kandidat të vetëm është jetike për opozitën. I ftuar në “Radar Informativ” me Juli Xhokaxhi, Mustafaj theksoi se nëse kjo nuk ndodh dëmton opozitën në zgjedhje.

“Dalja me kandidatë të etëm është jetike. Nuk mund të dalin shumë kandidatë sepse copëzojnë. Duhet të dalin doemos me kandidat të përbashkët”, theksoi ai.

Aleatët e PD janë deklaruar pro primareve, megjithatë, analisti nënvizon se në këtë proces duhet të përfshihen edhe këta të fundit.

“Primaret duhet të zhvillohen brenda së djathtës. Sepse edhe PR që mund të mos jetë konkurente ka brenda saj personalitete me profile interesante. Përfshirje duhet të ketë edhe Partia Agrare, apo ajo e Dash Shehit. Përfshirja e personaliteteve që vijnë nga parti të vogla e rrit mundësinë e zgjedhjes së më të mirit”, tha ai.

Duke komentuar bashkëpunimin në opozitë, Mustafaj tha se Ilir Meta që ka marrë drejtimin e PL-së po priret drejt së djathtës konservatore.

“Ilir Meta po priret drejt së djathtës konservatore. Ndërrimi i emri në Partia e Lirisë ia heq ideologjinë e majtë kësaj partie”, deklaroi analisti.

Debatin brenda PD-së, për çështjen e hapjes së dosjeve Mustafaj e cilëson si tepër të lodhshëm dhe të panevojshëm.

“Është bërë një debat kaq i lodhshëm dhe i panevojshëm pas 32 vitesh. Duhet bërë një ligj që këto dosje janë pronë publike dhe të shkojë kush të dojë të konsultohet me to”, tha ai. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!