“Mushkëria” e Vlorës, “magazinë” e mbetjeve të peshkut

schedule13:14 - 30 Prill, 2018

schedule 13:14 - 30 Prill, 2018

Arka me mbetje peshku apo me peshk të dëmtuar janë hedhur në pyllin e Sodës në Vlorë.  E cilësuar si “mushkëria” e qytetit, aktualisht është kthyer në vend depozitimi mbetjesh nga deti.

Nuk dihen autorët e kësaj ndotjeje, por kjo nuk është hera e parë që ndodh në Pyllin e Sodës. Edhe në të kaluarën mbeturinat e peshkut janë hedhur këtu në këtë pyll, por mëgjithë aksionet për pastrimin e tij, asnjë përgjegjës nuk është kapur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!