Mungesa senatoresh e rikthime të mëdha, zbardhen formacionet në Tiranë e Shkodër

schedule16:10 - 17 Maj, 2021

schedule 16:10 - 17 Maj, 2021

Nis në 17:00 java e 34-të e Kategorisë Superiore. Në “Air Albania” Tirana sfidon Laçin dhe në “Loro Boriçi” Vllaznia luan shpresat e fundit për titull ndaj Kastriotit. Trajnerët e këtyre katër skuadrave kanë zbardhur formacionet.

Laçi vjen me vetëm një ndryshim nga ndeshja e fundit ndaj Skënderbeut. Zylfiu ulet në stol dhe në fushë nga minuta e parë kthehet një senator si Albion Marku.

Tirana vjen me rikthimin e Çelhakës, por mungon Torassa, të cilin e zëvendëson Halili. Danso e nis sërish ndeshjen si titullar pas paraqitjes pozitive në derbi.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër Vllaznia vjen me mungesat e Krymit, që ka pasur një lëndim të lehtë dhe Mevlan Adilit, i dënuar me kartonë. Te Kastrioti është rikthyer nga minuta e parë Devid.

VLLAZNIA-KASTRIOTI
VLLAZNIA (4-2-3-1): Zogovic; Gurishta, Imami, Shehi, Isaevski; Jonuzi, Marku, Da Silva, Imeri, Hoxhaj, Avdijaj. Trajner: Thomas Brdaric.
KASTRIOTI  (4-3-3): Hidi; Deliaj, Çela, Shkalla, Prodani; Hussein, Okebugëu, Moraes; Devid, Bardhi, Rezi. Trajner: Ramadan Ndreu.

TIRANA-LAÇI
TIRANA (3-4-3): Bekaj; Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari; Toshevski, Batha, Çelhaka, Ismajlgeci; Danso, Seferi, Halili. Trajner: Orges Shehi.
LAÇI (3-5-2): Sherri; Malota, Ignjatovic, Obanor; Marku, Lushkja, Deliu, Shehu, Musta; Harmon, Mazrekaj. Trajner: Shpëtim Duro.