Mungesa e madhe në “finalen” me Atletico Madrid, Jurgen Klopp e konfirmon

schedule17:23 - 6 Mars, 2020

schedule 17:23 - 6 Mars, 2020

Liverpool zhvillon të mërkurën finalen e parë të sezonit. Skuadra e Klopp do të presë Atletico Madrid në “Anfield” dhe i duhet të përmbysë humbjen 1-0 të ndeshjes së parë për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Champions League.

Kampionët në fuqi të kompeticionit më të rëndësishëm për klube do të kenë një mungesë të madhe për duelin e zjarrtë. Alisson pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes së fundit përpara ndeshjes me Chelsea në FA Cup. Vetë Jurgen Klopp ka konfirmuar mungesën e portierit brazilian, i cili shpreson të rikuperohet për derbin e 16 marsit kundër Everton në kampionat.

Alisson nuk është i gatshëm për ndeshjen e nesërme me Bouremouth dhe për javën e ardhshme“, deklaron trajneri gjerman. Porta do i besohet spanjollit Adrian, i cili do të tentojë të mbajë të paprekur katërkëndëshin në këto sfida, sidomos atë ndaj djemve të Diego Simeone. /abcnews.al