Mund të sakrifikohet nga klubi, Raphinha në radarët e tre klubeve angleze

schedule14:55 - 4 Prill, 2024

schedule 14:55 - 4 Prill, 2024

Beteja për të siguruar shërbimet e Raphinha po bëhet më e ashpër në Londër, me Tottenham, Arsenal dhe Chelsea që kanë shfaqur interes të lartë për anësorin brazilian.

Barcelona, me një situatë të vështirë financiare, është e gatshme të shesë 27-vjeçarin në merkaton e verës, gjë që ka ringjallur interesin nga klubet e Premier League.

Katalanasit duan të lehtësojnë situatën e tyre financiare, duke bërë që presidenti Joan Laporta të konsiderojë shitjen e Raphinha në fund të sezonit. Ky lajm ka bërë që Tottenham, Arsenal dhe Chelsea të shfaqin interes konkret.

Nuk duhen nënvlerësuar as klubet saudite, pasi thuhet se janë të gatshme të ofrojnë 100 milionë euro për të./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!